Courtois ‘thumbon’ Chelsean

Thibaut Courtois vazhdon të zemërojë tifozët e Chelsea me deklaratat e tij.

Sport

03/09/2018 21:01

Portieri belg këtë verë realizoi dëshirën e tij të madhe, duke iu bashkuar Real Madridit.

28 vjeçari ka pritur xhiron e tretë për të regjistruar debutimin në fanellën e ‘Los Blancos’.

Për Courotis, Real Madrid është skuadër e nivelit më të lartë se ajo e Chelsea.

“Në stërvitje, ju mund ta vëreni se niveli është më i lartë”, ka deklaruar Courtois.

“Unë jam duke e përjetuar në baza ditore se Sergio Ramos është qendër mbrojtësi më i mirë në botë”.

“Niveli këtu është më i lartë se në Chelsea”./Lajmi.net/