Courtois sot e mbyll Botërorin, e pret Real Madrid?

Thibaut Courtois është afër largimit nga Chelsea për në Real Madrid.

Sport

14/07/2018 14:44

Transferimi i Thibaut Courtois në Real Madrid duket më afër se që është menduar.

“Het Laastle Niews” nga Belgjika raporton se portieri do të largohet nga Chelsea, pas përfundimit të Kampionatit botëror 2018 ku sot zhvillon duelin e fundit të vlefshëm për pozitën e tretë kundër Anglisë.

“Los Blancos” synon të kompletojë transferimin e tij nga “Blues” për një shifër prej rreth 40 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid synon të bëjë ndryshime në portë duke sjellë Courtois i cili ka të kaluar të suksesshme nga La Liga te ekipi rival i qytetit, Atletico Madrid.

Courtois në Real Madrid do të përfitojë rreth 13 milionë euro në sezon. /Lajmi.net/