Courtois po e përjeton ferrin pas ndeshje me Barcelonën

Tifozët e Chelsea janë duke u tallur në masë të madhe me Thibaut Courtoisin.

Sport

28/10/2018 22:15

Thibaut Courtois kaloi në këtë verë te Real Madridi nga Chelsea, por që sonte i mori 5 gola në përballjen  ndaj Barcelonës.

Portieri belg kishte thënë se stadiumi i skuadrës londineze është shumë i vogël, por që në Twitter tani kanë shpërthyer talljet me të, përcjell “lajmi.net”.

“Courtois ka thënë se stadiumi i Chelseas është shumë i vogël. Ju dëshironi një stadium të madh? Në rregull, shpresojmë që e shijove sot Camp Nou-n”, thuhet në një postim në Twitter.

Tifozët e Chelsea nuk po ndalen me postime thumbuese për belgun, pasi në verë ai u largua puthjase nën vlerën e tij reale, për shkak të kontratës së tij. /Lajmi.net/

https://twitter.com/Fentuo/status/1056595100816564224