Courtois me lajm fantastik për Real Madridin

Ai po heziton të rinovojë kontratën me Chelsean dhe kjo po e tremb ekipin e tij.

Sport

08/12/2017 14:51

Ish-gardiani i Atletico Madridit, Courtois është duke u lidhur që disa kohë me RealMadridin këtë sezon. Të dy fëmijët e portierit belg janë duke u rritur në Madrid dhe ai me sa duket do të pëlqente t’i shihte më rregullisht.

Ai po heziton të rinovojë kontratën me Chelsean dhe kjo po e tremb ekipin e tij.

“Gjithkush e di se për shkak të situatës time personale, Spanja më tërheq mua. Nëse nuk është tani, do të jetë në vitet e ardhshme”, ka thënë fillimisht Courtois për LaSexta. Por, kur u pyet se a ishte duke pritur për një ofertë nga Real Madridi, ai shtoi: “Jo, unë jam i qetë”.

“Jam i lumtur në Chelsea, dua të pres bisedimet për kontratë, sepse tani ka shumë ndeshje dhe preferoj që të përqendrohem në këtë drejtim”, përfundoi belgu.