Courtois: Ky lojtar i Premierligës duhet të transferohet te Real Madrid

Thibaut Courtois vendosi që verën e kaluar të largohet nga Chelsea për t’u transferuar te Real Madrid.

Sport

14/02/2019 12:37

Portieri belg, pak muaj pasi kompletojë transferimin e tij në Madrid, po kërkon që rrugën e njëjtë ta merr edhe Eden Hazard.

27 vjeçari është pjesë e spekulimeve, dhe ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.

“Do të ishte mirë që Hazard të nënshkruante për Madridin”, ka thënë Courotis, përcjell ‘lajmi.net’.

“Është diçka që ai duhet të vendos, nuk e di nëse Madridi e dëshiron atë, por e di që ai është një lojtar i madh dhe një mik i mirë”./Lajmi.net/