Courtois: Kjo që e bëri Mourihno, është e turpshme

Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, ka thënë fjalë aspak pozitive për Jose Mourinhon.

Sport

14/03/2017 17:00

Ai thotë që portugezi e ka bërë të “ndyrë” skuadrën e Manchester United.

“Ata bënë shumë faulle, stili tipik i Mourinhos. Unë mendoj që Herrera e ka paguar çmimin për bashkëlojtarët e tij, pasi që Jones bëri një faull më herët në Hazard, ndërsa pas disa sekondave u përjashtua Herrera”, deklaroi Courtois, përcjellë “lajmi.net”.

“Ata u përpoqën të na destabilizojnë në një mënyrë të pistë, por nuk ia arritën”, shtoi portieri belg.

“Ne nuk ramë në grackën e tyre dhe luajtëm lojën tonë. Për fat të keq nuk shënuam edhe një gol tjetër për të mbyllur takimin, por gjithsesi jemi të lumtur”, përfundoi ish-portieri i Atletico Madridit. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6