Courtois ka një mesazh për Messin para përballjes, Barcelona – Real Madrid

Thibaut Courtois është deklaruar para përballjes me Barcelonën.

Sport

04/02/2019 10:12

Real Madrid do të përballet me Barcelonën të mërkurën, ndërsa Thibaut Courtois ka thënë se ai nuk shqetësohet nëse do të luajë Leo Messi.

Portieri bleg ka thënë se në ndeshje të tilla, është mirë që çdo lojtarë të jetë i gatshëm për këso përballje të mëdha.

“Bukuria e futbollit në këso ndeshje të mëdha, është që të gjithë të luajë”, tha Courtois ku u pyet për Leo Messin, përcjell lajmi.net.

“Në ndeshje e fundit ne kemi humbur edhe kur nuk ishte Leo Messi.

“Ne jemi në formë të mirë dhe shpresojmë që të zhvillojmë një ndeshje të madhe. Duhet të jemi të fokusuar dhe të japim gjithçka nga vetja”, ka shtuar më tej portieri belg. /Lajmi.net/