Courtois – Hazard, ky lejohet të largohet nga Chelsea

Chelsea do ta lejojë largimin e portierit Thibaut Courtois por jo edhe të mesfushorit Eden Hazard.

Sport

17/07/2018 13:34

Chelsea nuk do ta kundërshtojë mundësinë e largimit të portierit Thibaut Courtois.

Por, mediat belge raportojnë se klubi londinez nuk do të pranojë oferta për shitjen e mesushorit Eden Hazard.

Courtois ka zgjuar interesim nga Real Madrid andaj “Blues” nuk do ta pengojnë në rrugën e largimit nga Stamford Bridge, përcjell “lajmi.net”.

Por, Hazard nuk do të lejohet të largohet nga klubi pasi zë vend në planet e menaxherit të ri, Maurizio Sarri. /Lajmi.net/