Courtois ‘falënderon’ VAR-in

Thibaut Courtois ka thënë se ka qenë pak me fat që VAR ishte në anën e tij, në ndeshjen që Real Madrid e fitoi 1:2 ndaj Ajax.

Sport

14/02/2019 08:18

Portieri belg bëri një gabim në minutën e 38’, ku Ajax shënoi për 1:0, gol ky i anuluar nga VAR.

“Kam bërë disa pritje të mira dhe isha pak me fat që VAR ishte në anën time, dhe mendoj që ishte vendim i drejtë”, ka deklaruar Courtios pas ndeshjes, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne ishim të lumtur që pjesa e parë përfundoi 0-0. Pjesa e dytë ishte më  emirë, ne shënuam një gol të bukur”.

“Pas kësaj, loja e tyre ra pak, edhe pse kur shënuan për 1:1 ne vazhduam të luanim mirë”./Lajmi.net/