Courtois e thotë publikisht: E dua këtë lojtar te Real Madridi

Thibaut Courtois ka kërkuar nga Real Madridi ta transferojë një lojtar në verë.

Sport

14/02/2019 15:50

Thibaut Courtois dëshiron që Real Madridi ta transferojë Eden Hazardin nga Chelsea.

Portieri belg ka thënë se ai do ta adhuronte nëse bashkëkombësi i tij do të transferohej te madrilenët në afatin e verës.

“Do të ishte kënaqësi të luaja sërish me të, ai është një lojtar fantastik”, ka thënë Courtois për VTM Nieuws, përcjell lajmi.net.

“Eden është një top lojtar, do të ishte edhe më argëtuese po të transferohej ai këtu, më mungon.”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/