Courtois do të luajë kundër Chelseas

Portieri i Atletico Madridit, Thibaut Courtois do të ketë të drejtë të paraqitjes në dy duelet gjysmëfinale kundër klubit të tij amë, Chelsea, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

19/04/2014 14:33

Atletico Madrid do të mund të llogaris në portierin Thibaut Courtois për ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Chelseas.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri Diego Simeone i cili ka njoftuar se portieri belg do të ketë të drejtë të paraqitet kundër klubit amë, edhe pse në kontratën e tij me gjigantin londinez ka të përfshirë një dëmshpërblim që i mundëson atij të luajë kundër Blues, nëse skuadra e tij aktuale paguan mbi 3 milionë euro për ndeshje.

Mirëpo, Simeone ka konfirmuar se Courtois do të ketë të drejtë të paraqitjes kundër Chelseas, në përputhje me vendimin e UEFA-së që javën e kaluar njoftoi se dëmshpërblimi në fjalë nuk vlen për garat evropiane.