Courtois: Bashklojtarët tallën për ndeshjen në Lisbonë

Thibaut Courtois është transferuar gjatë kësaj vere në Real Madrid.

Sport

04/09/2018 23:20

Belgu më herët ishte pjesë e rivalit nga qyteti, Atletico Madrid. Asokohe, skuadrat ishin takuar në finalën e Ligës së Kampionëve, dhe Real Madrid kishte mposhtur Atleticon.

Courtois ka bërë të ditur se lojtarët po e tallin për atë humbje që i kanë shkaktuar në vitin 2014.

“Ata nganjëherë bëjnë shaka për humbjen që më shkaktuan në Lisbonë. Ata janë një grup kompetitiv dhe duan vetëm të fitojnë” ishin fjalët e portierit.

Cortuis debutoi me Real Madridin në ndeshjen ndaj Leganes, të cilën “Los Blancos” e fituan me rezultat 4:1. /Lajmi.net/