Costa zgjedh tatuazhin e ri, ka të bëjë me Juventusin

Douglas Costa ka numër të madh të tatuazheve por ka bërë gati planin për një të ri.

Sport

05/05/2018 11:42

Douglas Costa planifikon të realizojë një tatuazh të ri.

Sulmuesi i Juventusit ka numër të madh të tatuazheve por ka bërë gati planin për një të ri.

“Kam 13 tatuazhe, por nëse e fitojmë Scudetton mund ta shtojë edhe një”, deklaroi Costa për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Costa ka shkëlqyer në muajt e fundit duke u shpallur edhe futbollisti më i mirë i Juventusit për muajin prill.

Ai iu bashkua Juventusit në formë të huazimit me të drejtë të blerjes nga Bayern Munich, në verën e vitit të kaluar. /Lajmi.net/