Costa = Zero

Sulmuesi i Chelseas, Diego Costa, nuk realizoi asnjë gol në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve të cilin skuadra e tij e mbylli pas eliminimit nga Paris Saint-Germain.

Sport

12/03/2015 12:22

Diego Costa erdhi si përforcim i madh në Chelsea, në verën e vitit të kaluar nga Atletico Madrid.

Por, sa do që tingëllon e pabesueshme për një futbollist të kalibrit të tij, Costa nuk realizoi asnjë gol në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve të cilin skuadra e tij e mbylli pas eliminimit nga Paris Saint-Germain.

Blues u përshëndetën nga gara pas barazimit 2:2 në Stamford Bridge, ku Costa kaloi një tjetër duel, të shtatin në Evropë këtë sezon, pa shënuar gol.