Costa vrapon drejt Realit

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa bëri disa vrapime të shpejta në seancën e fundit stërvitore të ekipit në Estadio da Luz të Lisbonës, duke bërë me dije se është i gatshëm për lojë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Sport

23/05/2014 21:25

Sulmuesi Diego Costa u paraqit në stërvitjen e fundit të Atletico Madridit, para finales së madhe kundër rivalit të qytetit Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi spanjoll pësoi një lëndim të shtunën e shkuar në duelin me Barcelonën ku Atletico Madrid fitoi titullin e kampionit të La Ligës duke barazuar 1:1 në Camp Nou.

Por, Costa u dëmtua në fazën fillestare të ndeshjes dhe filloi të qante me frikë se do të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sot, një ditë para ndeshjes më të madhe të sezonit, Costa mori pjesë në stërvitje me pjesën tjetër të futbollistëve të ekipit nga Vicente Calderon e madje bëri disa vrapime të shpejta, duke bërë me dije se është në gjendje të mirë fizike, dhe do të luajë të shtunën në Estadio da Luz në Lisbonë.

Lajm i keq për Real Madridin.