Costa urren humbjen, edhe në stërvitje

Diego Costa është golashënuesi më i mirë në La Ligë pas tetë xhirosh, me 10 gola të realizuar. Dhe, si rezultat i paraqitjeve fantastike të tij para portave kundërshtare, Atletico Madrid kryeson në tabelë – së bashku me Barcelonën – me pikë maksimale pas tetë fitoreve të njëpasnjëshme. Atletico mposhti Celta Vigon 2-1 në fundjavë…

Sport

09/10/2013 15:15

Diego Costa është golashënuesi më i mirë në La Ligë pas tetë xhirosh, me 10 gola të realizuar. Dhe, si rezultat i paraqitjeve fantastike të tij para portave kundërshtare, Atletico Madrid kryeson në tabelë – së bashku me Barcelonën – me pikë maksimale pas tetë fitoreve të njëpasnjëshme.

Atletico mposhti Celta Vigon 2-1 në fundjavë dhe Costa ishte realizator i të dy golave, por humbi një penallti. “Sigurisht se jam hidhëruar që humba penalltinë kundër Celtas”, deklaroi pas ndeshjes braziliani, i cili ka shprehur gatishmëri të natyralizohet në spanjoll në mënyrë që të inkuadrohet në ekipin e Vicente del Bosuqes për Kampionatin botëror 2014 në Brazil.

Mirëpo, e përditshmja sportive katalane El Mundo Deportivo ka njoftuar të mërkurën se Costa u përplas me bashkëlojtarin Thiago Mendes gjatë seancës stërvitore të Atleticos.

Arsyeja? Nuk dëshironte të humbiste ndeshjen dhe u përfshi në një konflikt me portugezin, por incidenti u zgjodh shpejt nga trajneri Diego Simeone.