Costa tregon se sa të këqija i kishte raportet me Antonio Conten

Diego Costa vazhdon të flasë për raportet e tij me trajnerin Antonio Conte.

Sport

10/06/2017 17:19

Spanjolli që tashmë të ardhmen e ka te një tjetër skuadër e jo te Chelsea, ka bërë të ditur se përgjatë sezonit të fundit raportet e tij me trajnerin Conte, nuk kanë qenë të mira.

Ai ka thënë se me italianin ka pasur raporte të këqija.

Costa ndihmoi Conten ta fitonte titullin e parë të Premierligës në sezonin e parë në futbollin anglez.

“Raportet e mija me trajnerin kanë qenë të këqija këtë sezon”, ka deklaruar Costa.

“Është e turpshme, unë tashmë iu kam dërguar mesazh drejtuesve të Chelsea që të vendosin për mua”.

Kujtojmë se Conte i ka dërguar mesazh Costas që të kërkojë një skuadër të re, pasi që nuk bën pjesë në planet e tij./Lajmi.net/