Costa niset për në Atletico Madrid (FOTO)

Diego Costa do të largohet nga Chelsea duke u rikthyer te skuadra nga La Liga.

Sport

22/09/2017 11:26

Diego Costa ka marrë rrugën nga Brazili për në Spanjë për të zyrtarizuar transferimin në Atletico Madrid.

Ylli i Kombëtares spanjolle do të largohet nga Chelsea duke u rikthyer te skuadra nga La Liga.

Dhe, në fotografitë e publikuara, Costa shihet duke marrë rrugën për në Spanjë, përcjell “lajmi.net”.

Ai do të nënshkruajë me Atletico Madridin duke u rikthyer te skuadra e Diego Simeones. /Lajmi.net/