Costa në Chelsea

Diego Costa do të transferohet në Chelsea, gjatë afatit kalimtar të verës. Gjiganti londinez ka arritur marrëveshje për blerjen e yllit të Atletico Madridit, për të cilin do të paguajë rreth 35 milionë funte.

Sport

02/05/2014 11:28

Diego Costa ka arritur marrëveshje për transferim në Chelsea, ka njoftuar tablodi britanik The Sun.

Në marrëveshje me vlerë të përgjithshme prej 75 milionë funtesh, mes kompensimit për transferim dhe pagës, gjiganti londinez ka siguruar shërbimet e sulmuesit të Atletico Madridit, vetëm 24 orë pasi ai inspiroi skuadrën e tij drejt fitores 3:1 në Stamford Bridge që e kualifikoi skuadrën spanjolle në finalen e Ligës së Kampionëve.

Chelsea do të paguajë rreth 35 milionë funte për Costan. Kampioni në fuqi i Europa Leagues do të trefishojë pagën e Costas nga Atletico Madrid, që besohet se përfiton 50 mijë funte në javë në Vicente Calderon.

Chelsea i ka përgatitur atij kontratë pesëvjeçare me vlerë prej 150 mijë funtesh në javë.

Menaxheri Jose Mourinho synon të finalizojë marrëveshjen për transferimin e Costas para Kampionatit botëror, ku sulmuesi pritet të jetë pjesë e Kombëtares spanjolle, që do të mundohet të mbrojë kurorën e kampionit nga viti 2010.