Costa meriton Topin e Artë

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka lavdëruar sulmuesin Diego Costa dhe insistoi se ai e meriton të jetë në mesin e kandidatëve për Topin e Artë. Ylli brazilian i natyralizuar në spanjoll është një prej futbollistëve më meritor që Atletico Madrid kryeson në La Ligë dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.…

Sport

15/04/2014 09:29

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka lavdëruar sulmuesin Diego Costa dhe insistoi se ai e meriton të jetë në mesin e kandidatëve për Topin e Artë.

Ylli brazilian i natyralizuar në spanjoll është një prej futbollistëve më meritor që Atletico Madrid kryeson në La Ligë dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Simeone lavdëron kualitetet e Costas dhe beson se ai e meriton të jetë në mesin e tre kandidatëve për çmimin e futbollistit më të mirë në botë për vitin 2014.

“Ai ka ende gjëra që mund t’i përmirësojë. Është një rebel dhe kjo më pëlqen, është i atillë që është ndryshe nga të tjerët”, deklaroi Simeone për të përditshmen sportive spanjolle AS.

“Aktualisht ai e meriton të jetë një prej kandidatëve për Topin e Artë”, shtoi argjentinasi. Costa pritet të largohet nga Atletico në fund të sezonit. Ai kërkohet nga Chelsea dhe Arsenal.