Costa me fjalë të mëdha si futbollist i Atletico Madridit

Diego Costa është shumë i lumtur pas rikthimit në Atletico Madrid.

Sport

27/09/2017 14:57

Diego Costa ka folur për herë të parë si futbollist i Atletico Madridit.

Ai do të nisë të luajë për Atleticon që nga janari kur të skadojë dënimi i klubit për transferime.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi. Gjithmonë kam thënë që Atletico është shtëpia ime. Jam shumë, shumë, shumë i lumtur. Kam dëshirë të zjarrtë të nis të kontribuoj. Do të jap gjithçka për skuadrën, siç përpiqem gjithmonë”, ka thënë ai për uebfaqen zyrtare të klubit.

Atletico dhe Chelsea takohen sonte në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/