Costa: Ky është ekipi favorit për ta fituar “Kampionatin botëror 2018”

Diego Costa beson se Spanja është skuadër favorite për ta fituar "Kampionatin botëror 2018".

Sport

28/03/2018 09:42

Diego Costa, miqësores së fituar 6-1 ndaj Argjentinës, beson se përfaqësuesja e tij është favorite për të fituar Kampionatin Botëror në Rusi.

Ai nuk bazohet tek fitorja 6-1 pasi sipas tij ajop është një mashtrim sepse në fushë nuk ishte Leo Messi.

“Me lojtarët që kemi, nuk mund të them që Spanja është jo favorite”, ka thënë Costa për Cadena Cope të martën mbrëma.

“Dua të jem pjesë e planeve dhe do provojë gjithçka që ta arrij këtë, por kemi shumë sulmues që po tentojnë një vend”.

“Jemi katër (Costa, Rodrigo, Aspas dhe Morata), por jo të gjithë mund të shkojmë, dua të ndihmoj vendim tim”.

“Sonte rezultati mund të jetë çorientues pasi edhe Messi nuk luajti, ai bën diferencën, por ne jemi të fortë dhe të lumtur”.

“Lëndimi? Ishte vetëm një lëndim i thjeshtë, jam mirë dhe gati për të shtunën”, ka shtuar Costa.