Costa: Ky do të jetë ekipi i Griezmannit për sezonin e ri

Diego Costa ka thënë se beson se Antoine Griezmann do të mbetet te ekipi madrilen edhe për sezonin e ri.

Sport

01/06/2018 10:01

Antoine Griezmann i gatshëm ta veshë fanellën e Barcelonës? Jo, sipas Diego Costas.

Sulmuesi i Atletico Madridit ka thënë se beson se Griezmann do të mbetet te ekipi madrilen edhe për sezonin e ri.

“Nevojitet kohë për të vendosur, por me rëndësi është të jetë i lumtur”, deklaroi Costa nga përgatitjet e Kombëtares spanjolle për “Kampionatin botëror”, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse është i lumtur të largohet, duhet të largohet. Nëse është i lumtur këtu, duhet të mbetet. Unë besoj se do të mbetet”, u shpreh ai. /Lajmi.net/