Costa ka një lajm të keq për Arsenalin pas shortit në Europa League

Diego Costa, golashënues i shpeshtë në portën e Arsenalit.

Sport

13/04/2018 12:34

Diego Costa ka bilanc pozitiv të golave në ndeshjet kundër Arsenalit.

Sulmuesi i Atletico Madridit do të ndeshet me ish kundërshtarin nga Premierliga – në kohën kur ishte anëtar i Chelseat – në gjysmëfinalen e Europa League.

Costa realizoi golin e ngushëllimit në humbjen 2:1 në finalen e edicionit të kaluar në FA Cup, përcjell “lajmi.net”.

Por, në përgjithësi Costa ka realizuar 3 gola në 6 takime ndaj “Gunners”. /Lajmi.net/