Costa: Ibra, më i miri në histori

Sulmuesi i Chelseas, Diego Costa ka lavdëruar yllin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, duke e konsideruar si një prej sulmuesve më të mirë në histori.

Sport

14/02/2015 15:14

Sulmuesi i Chelseas, Diego Costa ka lavdëruar yllin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic si “sulmuesi më i mirë në histori të futbollit”, para ballafaqimit të skuadrave të martën.

Ekipi i Jose Mourinhos do të ndeshet me PSG-n në rrethin e dytë të garës në Ligën e Kampionëve.

Dhe, Costa ka vetëm lëvdata për futbollistin kryesor të kampionit të Ligue 1.

“Zlatan është bishë. Ai është një prej atyre futbollistëve që më pëlqejnë për shkak të karakterit dhe kualitetit të tij”, u shpreh Costa.

“Ai është në mesin e sulmuesve më të mirë në histori të futbollit”, theksoi reprezentuesi spanjoll.