Costa ia dërgon mesazhin e fundit Atleticos, kjo është kërkesa e tij

Diego Costa ka filluar ta humbasë durimin edhe me Atletico Madridin.

Sport

18/08/2017 16:09

Sulmuesi spanjoll nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, pas mos përfshirjes në skuadër nga Antonio Conte te Chelsea.

Costas i është kërkuar të gjejë një skuadër të re, pas qëndrimit tre vjeçar në ‘Stamford Bridge’.

28 vjeçari është lidhur me një rikthim te Atletico Madrid, me të cilën skuadër nuk do të kishte të drejtë loje deri në janar.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë në përfundim të mbylljes së afatit kalimtar veror, Costa vazhdon të jetë në pritje të ndonjë veprimi konkretë nga Atletico, gjë e cila nëse nuk ndodh në 10 ditet e ardhshme, do të bëjë që t’i shqyrtojë ofertat tjera.

“Nëse kthehem në Atletico unë do të stërvitem, dhe pse nuk jam duke e ditur se çfarë do të ndodh. Unë do të pres edhe 10 ditë Atleticon, dhe pastaj do të shikoj ofertat tjera”, ka deklaruar Costa për mediet braziliane./Lajmi.net/