Costa i thotë Cityt: Më provokoni, unë do shënoj

Sulmuesi i Chelseas, Diego Costa ka kërcënuar skuadrën e Manchester Cityt, duke i thënë se nëse e provokojnë sulmuesin, atëherë ai do të shënoj gol.

Sport

21/09/2014 11:16

Diego Costa ka thënë se do t’i kundërpërgjigjet me gol, ndonjë provokimi eventual të Cityt në drejtim të tij.

“Ata janë duke shikuar për një gjë të tillë”, u përgjigj Costa për The Telegraph, kur u pyet rreth zënkës që kishte me Coleman në ndeshjen e fundit.

“Ju duhet të dini si ti menaxhoni këto situata. E vërteta është se unë jam shumë i relaksuar”.

“Nëse ata ma provokojnë, atëherë unë do të shënoj. Kjo ka ndodhur këtu, ka ndodhur dhe në Spanjë. Kudo që luaj, jam çdo herë kështu”.

“Është përceptimi që njerëzit kanë për karakterin tim. Ata kështu tentojnë të fitojnë avantazh nga kjo”, përfundoi Costa.