Costa gjunjëzon Milanin

Atletico Madrid shënoi fitore minimale 1:0, por shumë të madhe e të rëndësishme ndaj Milanit në duelin e tyre të parë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Skuadra e trajnerit Diego Simeone tregoi se nuk është rastësisht lider i përbashkët në La Ligë dhe pushtoi San Siron, duke marrë avantazhin para ndeshjes së kthimit…

Sport

19/02/2014 21:33

Atletico Madrid shënoi fitore minimale 1:0, por shumë të madhe e të rëndësishme ndaj Milanit në duelin e tyre të parë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e trajnerit Diego Simeone tregoi se nuk është rastësisht lider i përbashkët në La Ligë dhe pushtoi San Siron, duke marrë avantazhin para ndeshjes së kthimit në Vicente Calderon.

Rossonerët patën më tepër nga loja në pjesën e parë por nuk arritën t’i konkretizojnë rastet me gol. Pjesa e parë nuk solli asnjë shënim.

Kurse, vonë në minutën e 83’të, sulmuesi Diego Costa shënoi në portën e Christian Abbiatit duke kaluar Atleticon në epërsi, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Skuadra spanjolle tani është favorite për të kaluar në çerekfinale pasi i konvenon edhe barazimi në ndeshjen e kthimit kurse Rossonerët duhet ta përmbysin rezultatin.