Costa fillon festën, nënshkruan me klubin e ri

Diego Costa drejt rikthimit në Atletico Madrid.

Sport

13/09/2017 09:48

Diego Costa më në fund mund të buzëqesh.

Sulmuesi i Chelseas është pranë largimit nga kampioni i Premierligës dhe rikthimi në Atletico Madrid.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se Chelsea dhe Atletico Madrid janë në bisedime për transferimin e tij për një shifër prej 60 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Palët pritet ta zyrtarizojnë marrëveshjen në ditët e ardhshme por Costa do të jetë i lirë të luajë për Atletico Madridi verëm pas hapjes së afatit kalimtar në janar. /Lajmi.net/