Costa dëshiron Chelsean

Mesfushori i Shakhtar Donetskut, Douglas Costa ka ritheksuar dëshirën e tij të transferohet në Chelsea, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

13/03/2015 11:14

Mesfushori i Shakhtar Donetskut, Douglas Costa ka ritheksuar dëshirën e tij të transferohet në Chelsea dhe beson se Jose Mourinho është aktualisht trajneri më i mirë në botë.

Ai ka pranuar se dëshiron të largohet nga kampioni i Ukrainës.

Dhe, destinacioni i preferuar është Stamford Bridge.

“Jam shumë i interesuar të transferohem në Chelsea, jo vetëm për shkak të gjithçka që më ka thënë Willian për klubin, por sepse mendoj se mund t’i arrij të gjitha që dua me dikë si Jose Mourinho pran meje”, deklaroi Costa për “FouFourTwo”.