Costa dëshiroi të kthehej në Madrid

Sulmuesi i Chelseas, Diego Costa i interesuar të rikthehej në Atletico Madrid.

Sport

25/08/2015 14:48

Diego Costa ishte i interesuar të rikthehej në Atletico Madrid, më herët gjatë afatit kalimtar të verës, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Sulmuesi i Chelseas e mbylli një sezon pozitiv me skuadrën londineze ku me golat e tij udhëhoqi ata drejt titullit të kampionit në Premierligë.

Costa u largua nga Vicente Calderon për në Chelsea në verën e vitit të kaluar. Mirëpo, duket se ai ndjen nostalgji për ish skuadrën e tij.