“Costa Concordia” transportonte kokainën e mafies italiane

Anija-hotel italiane “Costa Concordia” ,e cila u fundos në vitin 2012, transportonte drogë për mafien italiane, shkruan gazeta La Republica.

Bota

31/03/2015 18:26

Kjo anije grandioze, e cila u fundos para tre vjetësh në afërsi të bregdetit italian, me ç’rast humbën jetën 32 udhëtarë, transportonte sasi të madhe kokaine për familjen mafioze Ndrangheta nga Kalabria, dëshmojnë të dhënat e përgjimit të telefonëve të anëtarëve të bandës mafioze, pohojnë hetuesit.

Hetuesit kanë arritur deri te këto pohime bazuar në bisedën e shefit të kësaj bande dhe një bashkëpunëtori të tij, lidhur me shfrytëzimin e anijes Costa Concordia për kontrabandë të kokainës.

Banda mafioze Ndrangheta, pos anijeve “Costa Cruiser”, shfrytëzonte edhe anijet e kompanisë norvegjeze MSC, të cilat transportonin udhëtarë ndërmjet Evropës, Amerikës Veriore dhe Karaibeve.

Sipas hetuesve, droga që nuk është gjetur, ka qenë e fshehur në “Costa Copncordia” pa dijeninë e oficerëve dhe zyrtarëve të lartë të kompanisë, por që me siguri ka pasur bashkëpunëtorë në mesin e stafit tjetër të anijes.

Para një muaji, kapiteni i kësaj anije Francesco Schettino u dënua me 16 vjet burg pasi gjykata e shpalli fajtor për vdekjen e udhëtarëve, sepse e kishte braktisur anijen që po fundosej para kohe, përkatësisht para se të largoheshin nga ajo të gjithë udhëtarët.