Corvette Z06 konfirmohet si vetura më e fuqishme ndonjëherë

Vetura e re Z06 është vetura më e shpejtë e prodhuar ndonjëherë në Amerikë.

Auto & Tek

06/06/2014 17:39

E radhitur në 650 kuaj-fuqi dhe 650 çifte rrotulluese, GM ka konfirmuar se modeli për vitin 2015, Chevy Corvette Z06 është vetura më e fuqishme e krijuar ndonjëherë në Amerikë.

Në fakt, vetura e re Z06 është tani pothuajse e njëjtë në fuqi me veturat McLaren P1, Porsche 918 Spyder, Ferrari F12, Lamborghini Aventador dhe Ferrari FF, përderisa është më e shpejtë se McLaren 650S, SRT Viper dhe Lamborghini Huracan.

Pjesa më impresionuese e kësaj veture pa dyshim që është motori i saj V8 6.2 litërsh. Vetura përmes këtij motori arrinë që në vetëm 3 sekonda të arrijë 96 kmh.