Cortesia, kundërshtare e Majlindës

Majlinda Kelmendi e ka kuptuar kundërshtaren e parë të Kampionatit Botëror. Xhudistja pejane do të përballet me venezuelianen Vanessa Cortesia, në xhiron e dytë të këtij evenimenti, i cili do të mbahet në Rusi.

Sport

24/08/2014 14:30

Majlinda Kelmendi është njohur me kundërshtaren e parë të Kampionatit Botëror të xhudos, i cili do të mbahet në Rusi nga 25 deri më 31 gusht.

Xhudistja kosovare do të përballet me venezuelianen Vanessa Cortesia në xhiron e dytë të fazës së grupeve.

Ajo garon në kateforinë 52 kilogramë dhe synim i Majlindës është ta fitojë një medalje, e preferueshme do të ishte e arta.

Ndërkaq, garuesja tjetër kosovare, Nora Gjakova, në meçin e parë do të përballet me rumunen Loredana Ohai.