Cortana zëvendëson asistentin Google Now tek pajisjet Android

Microsoft ka kohë që po punon për të sjellë asistentin virtual Cortana tek pajisjet iOS dhe Android, që do të thotë se nuk do të jetë më ekskluzivitet vetëm i pajisjeve Windows.

Auto & Tek

10/08/2015 17:50

Microsoft ka përditësuar versionin beta të Cortana-së, duke iu dhënë mundësi përdoruesve të përdorin këtë si asistent personal tek pajisjet Android në vend të Google Now. Megjithatë ka akoma një veçori të Google Now që Cortana nuk mund ta ofrojë tek pajisjet Android. Për të kryer një veprim tek pajisjet Android ju mjafton të thoni “Ok Google, ndërsa komanda zanore ‘Hey Cortana’ nuk është aktivizuar akoma tek versioni Android.

Microsoft nuk e ka bërë të ditur akoma kur do të jetë në dispozicion versioni publik beta i Cortana-së për të gjithë përdoruesit e pajisjeve Android./krokodili