Cortana vjen zyrtarisht në iOS

Microsoft ka për qëllim që të kombinojë Cortana-në me iOS dhe të ofrojë një asistent virtual perfekt për adhuruesit e Windows.

Auto & Tek

28/11/2015 16:23

Në një postim në blog, Microsoft zyrtarisht njoftoi se aplikacioni i versionit beta të Cortana-së për iOS është lansuar dhe është i gatshëm të merret nga ata të cilët u regjistruan më herët këtë muaj për këtë version.

Aktualisht kompania është duke kryer një test fillestar, ku Apple i ka lejuar vetëm 2,000 njerëz të marrin pjesë në testim, transmeton lajmi.net.

Ngjashëm si në Windows, Cortana në iOS do të performojë gjëra të ndryshme për përdoruesit, prej kërkimeve, kompozimeve të mesazheve dhe emaileve, deri tek veçoritë e tjera bazike përmes komandave me zë. (lajmi.net)