Cortana për Windows 10 e demonstruar në video

Një shikim i hershëm i sistemit Cortana në një PC. Shikojeni videon!

Auto & Tek

07/12/2014 14:26

Microsoft është duke përgatitur zbulimin e një numri të veçorive të Windows 10 në një ngjarje të vonshme në janar, por disa prej tyre janë duke u shfaqur pak më herët.

WinBeta ka pasur qasje në Cortana në një ndërtim të palansuar të Windows 10, duke e shfaqur kështu pamjen e parë të asaj se si duket asistenti digjital në PC, transmeton Lajmi.net.

Cortana për PC duket se i mbështetë shumicën e veçorive ekzistuese që janë në versionin Windows Phone, duke përfshirë përkujtesat, thirrjen e njerëzve, vendndodhjen dhe hartat, hapjen e aplikacioneve dhe kontrollimin e informacioneve të motit.

Përderisa një demonstrim tregon atë se si Cortana duket në Windows 10 për momentin, Microsoft është ende duke punuar që ta integrojë edhe më shumë asistentin digjital në sistemin operativ.