Cortana e Microsoft parashikon saktë ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës (Video)

Cortana, asistuesi personal Siri i Microsoft për Windows Phone 8.1, ka shkuar aq larg sa që ka parashikuar 100 për qind saktë se cila kombëtare do të dal fituese në raundin e eliminimeve në Kupën e Botës në futboll.

Auto & Tek

02/07/2014 21:22

Kompania filloi të konsultohet me të në fillim të rundit të 16 të eliminimeve dhe ajo ka identifikuar saktë fituesit e raundit para luajtjes së çdo ndeshje.

Duhet pranuar, ajo qëlloi saktë se tetë ekipet në çerek finale do të jenë Brazili, Kolumbia, Franca, Gjermania, Holanda, Kosta Rika, Argjentina dhe Belgjika.

Kjo është mbresëlënëse dhe në nivel të njëjtë me oktapodin Paul që ia qëllonte parashikimeve të tij në turneun e vitit 2010 në Gjermani. Dhe Cortana nuk ka nevojë që të brengoset se do të shëndrrohet në sushi ndonjë ditë.

Cortana tërheqë sugjerimet e saj nga parashikimet e motorit Bing, kështu që më pas ajo i bashkon dhe jep vlerësimin e saj për lojën e ardhshme.

Çdo parashikim është i bazuar në fitore, humbje dhe barazim, kohën e lojës, kushtet e motit, avantazhet dhe faktorët e tjerë, kështu që bashkohen të gjitha në të dhëna.

Për të premten, Cortana ka parashikuar se Gjermania do ta mund Francën. Këtë parashikim të detajuar mund ta shihni edhe në videon më poshtë: