“Corriere dello Sport” zbulon vendimin e Contes nëse shkarkohet nga Chelsea

Antonio Conten e pret shkarkimi pas lajmit se Chelsea tashmë ka filluar bisedimet me pasardhësin e tij, Maurizio Sarri.

Sport

26/05/2018 14:51

Antonio Conte pritet të shkarkohet nga posti i menaxherit të Chelseat.

Trajneri italian fitoi titullin e kampionit në Premierligë në sezonin e tij të parë në drejtim të ekipit londinez.

Por, stinori i dytë solli shumë vështirësi dhe skuadra e fitoi trofeun e FA Cup por dështoi të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Conten e pret shkarkimi pas lajmit se Chelsea tashmë ka filluar bisedimet me pasardhësin e tij, Maurizio Sarri.

Kurse, “Corriere dello Sport” raporton se Conte ka bërë gati planin në rast të shkarkimit nga Chelsea, përcjell “lajmi.net”.

Ai mund të pushojë për një vit para se të gjejë një angazhim të ri, duke llogaritur se do të paguhet nga Chelsea deri në verën e vitit 2019. /Lajmi.net/