“Corriere dello Sport” zbulon përforcimin e parë të Milanit për vitin 2018

Milan do ta fillojë vitin 2018 me transferimin e mesfushorit të Udineses, Jakub Jankto.

Sport

06/12/2017 12:55

Milan ka identifikuar përforcimin e parë për afatin kalimtar të janarit.

“Corrire dello Sport” raporton se “Rossonerët” do ta fillojnë vitin 2018 me transferimin e mesfushorit të Udineses, Jakub Jankto.

Ylli i Republikës çeke është objektivi i madh i Milanit para pjesës së dytë të sezonit në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Jankto ka zgjuar interesim edhe nga disa klube nga Premierliga por Gennaro Gattuso dëshiron ta transferojë në San Siro. /Lajmi.net/