“Corriere dello Sport” zbulon ekipin e ri të Lewandowskit

Robert Lewandowski ka paralajmëruar largimin nga Bayern Munich, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

07/06/2018 10:21

Robert Lewandowski ka ofertë për transferim në Serie A.

Sulmuesi polak ka paralajmëruar largimin nga Bayern Munich, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Lewandowski ka kërkuar një sfidë të re andaj e ardhmja e tij mund të jetë në Itali.

“Corriere dello Sport” raporton se Juventus kërkon blerjen e tij nga Bayern Munich, përcjell “lajmi.net”.

Në rast të shitjes së Gonzalo Higuain, Leëandoëski mund të jetë zëvendësuesi i tij në Juventus. /Lajmi.net/