Cormier: Në revansh Khabib – McGregor, ky do të jetë fituesi!

Khabib Nurmagomedov e detyroi Conor McGregorin që të dozohet në raundin e katërt në Las Vegas.

Sport

10/10/2018 14:27

Khabib Normagomedov shënoi fitore të lehtë ndaj irlandezit, duke arritur që ta shtrëngoj në fyt me kraharor, e që ky i fundit nuk mund ta përballoj një gjë të tillë duke u dorëzuar.

Pas ndeshjes, eksperti i UFC-s, Daniel Cormier i ka thënë Joe Roganit se McGregor nuk do ta mposht kurrë Khabibin.

“Ishte duke biseduar pas ndeshjes me Cormier dhe veprimi i tij ishte si, ai nuk do ta mposht kurrë Khabibin, është larg formës së tij”, i kishte thënë Cormier, Roganit, përcjell “lajmi.net”.

“Unë i thash se nëse e përmirëson fazën defanzive ka gjasa, por ai sërish vazhdoi duke më thënë se nuk është në nivelin e tij, fiziku i McGregorti dhe i Khabibit dallojnë shumë”.

“Ai është shumë larg, mund të hyj në ring, por do ta pësoj edhe një disfatë, por kësaj radhe edhe më të thellë”, ka vazhduar Cormier duke i treguar Roganit për dallimin mes Khabibit dhe McGregorit. /Lajmi.net/