Corinthians me helmeta për Sennan

Në përkujtim të njëzetvjetorit të vdekjes së legjendës së Formulës 1, Ayrton Senna, klubi brazilian Corinthians hyri në fushë për ndeshjen kundër Nacional AM, duke bartur helmeta të ikonës së sportit motorik.

Sport

01/05/2014 11:39

Më 1 maj të vitit 1994, në moshën 34-vjeç, vdiq tragjikisht një prej ngasësve më të mirë në histori të Formulës 1, Ayrton Senna.

Në njëzetvjetorin e vdekjes së tij, klubi brazilian Corinthians ka vendosur të nderojë përkujtimin për ikonën e sportit.

Futbollistët e Corinthiansit, me rastin e ndeshjes së vlefshme për Kupën e Brazilit kundër Nacional AM, kanë dalë në fushë me helmeta me ngjyrë të verdhë, njësoj me ato që mbante Senna në Formula 1.

Iniciativa është organizuar nga klubi brazilian në bashkëpunim me Institutin Ayrton Senna, fondacion i udhëhequr nga Viviane, motra e Sennas, i cili vdiq në shtegun e Imolas në bolidin e Williamsit.

Corinthians fitoi ndeshjen me rezultat 3:0 falë golave nga Cleber, Guerrero dhe Romarinho, dhe pa dyshim se ajo iu dedikua të madhit Senna.