“Contour Global” ofron 1 miliard euro për “Kosovën e Re”

Fondi investues amerikan “Contour Global” ka ofruar rreth 1 miliard euro për fazën e parë të ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”. 

Lajme

03/02/2015 19:39

Si raporton KTV, në ofertën e hapur pa praninë e medieve, 30% e vlerës do të mbulohet nga kapacitetet financiare të këtij fondi, kurse 70% nëpërmjet financimit nga kreditë.

Pas përmbylljes së kësaj faze, në fazën e dytë të projektit, do të shpallet një proces ndërkombëtar i konkurrimit për kontraktimin e prokurimit, ndërtimit, inxhinieringut, si dhe asaj të operimit dhe mirëmbajtjes, ndërsa do të sigurohet financimi nga kreditorët për projektin energjetik.

Vetëm pas përfundimit të të gjitha këtyre fazave do të mund të definohet kostoja finale e investimit në projekt dhe indikatorët e tjerë që ndërlidhen me të.

Oferta do të vlerësohet nga Këshilltarët e Transaksionit, Këshilltarët Strategjik, Komisioni i Vlerësimit, si dhe do të konsultohet Banka Botërore për tu siguruar se oferta i përmbahet kushteve dhe kritereve të Bankës Botërore.