Conte zbulon fajtorin nëse Chelsea nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Antonio Conte ka pranuar se në rast të dështimit, faji do të ndahet mes tij dhe futbollistëve.

Sport

14/04/2018 11:44

Antonio Conte ka komentuar mundësinë e dështimit të Chelseat për kualifikim në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Ai ka pranuar se në rast të dështimit, faji do të ndahet mes tij dhe futbollistëve.

“Nëse nuk kualifikohemi në Ligën e Kampionëve do të thotë se duhet ta ndaj fajin me futbollistët”, deklaroi Conte për “Mirror”, përcjell “lajmi.net”.

“Kjo nuk do të ishte hera e parë. Dy vite më parë ndodhi te Chelsea. Nuk kam parë shumë futbollistë duke u larguar në atë kohë. Ne kemi bërë shumë gabime këtë sezon, unë, stafi im, futbollistët dhe klubi”, u shpreh ai. /Lajmi.net/