Conte vs Capello

Antonio Conte me punën e deritashme të shkëlqyeshme në Juventus, dhe dy titujt e njëpasnjëshëm në Serie A ka zgjuar krahasime me ish trajnerin Fabio Capello i cili kishte bërë një gjë të tillë gjatë periudhës sa drejtoi Bianconerët më 2004-2006. Për adhuruesit e statistikave, Conte dhe Capello kanë drejtuar Juventusin në numër pothuajse të…

Sport

08/10/2013 14:15

Antonio Conte me punën e deritashme të shkëlqyeshme në Juventus, dhe dy titujt e njëpasnjëshëm në Serie A ka zgjuar krahasime me ish trajnerin Fabio Capello i cili kishte bërë një gjë të tillë gjatë periudhës sa drejtoi Bianconerët më 2004-2006.

Për adhuruesit e statistikave, Conte dhe Capello kanë drejtuar Juventusin në numër pothuajse të ngjashëm ndeshjesh, Conte 106, Capello 105. 68 është numri i fitoreve të realizuara nga të dy trajnerët. Contes iu nevojitën 106 ndeshje kurse Capello e realizoi me 105.

Mirëpo, Capello gjatë asaj periudhe pësoi 13 humbje (12.26% në total), kurse Conte ka humbur vetëm 9 herë (8.4%). Barazimet janë 29 për Conten dhe 24 për Capellon. Sulmi i Capellos kishte shënuar 181 gola, dhe pranoi 81 kurse ai i Contes realizoi 195 gola dhe deri më tani ka pranuar 73.

Juventusi i Contes ka bilanc më të mirë se ai i Capellos në të dyja repartet.