Conte trondit Chelsean

Antonio Conte po planifikon largimin nga Chelsea në fund të sezonit.

Sport

01/10/2017 20:45

Mediet angleze raportojnë se trajneri italian po bëhet gati të lë ‘Stamford Bridge’, duke përmbushur qëndrimin dy vjeçar.

Dëshira e Contes është rikthimi në Itali, ku ka arritur suksese të mëdha me Juventusin, duke fituar disa tituj kampion.

Conte shihet pretendent për të marrë në drejtim njërën nga skuadrat e mëdha, Inter, Juventus dhe Milan./Lajmi.net/