Conte tregon nëse do të largohet nga Chelsea

​Conte thotë se dëshiron të respektojë kontratën, nuk dëshiron të largohet nga “Blutë e Londrës”.

Sport

18/05/2018 16:14

Pavarësisht sezonit zhgënjyes pasi Chelsea nuk ka siguruar Champions Leaguen dhe sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Europa League, Antonio Conta tha se nuk e ka ndërmend të largohet nga “Blutë e Londrës”.

Ish trajneri i Juventusit deklaroi se dëshiron të respektojë kontratën, që i skadon në qershor të vitit 2019.

“Kam ende kontratë dhe jam i përkushtuar në këtë klub”, tha Conte.