Conte shfrytëzon pushimet për një arsye shumë interesante (FOTO)

Antonio Conte duket se planifikon të qëndrojë gjatë në Premierligë.

Sport

04/09/2017 14:46

Kështu konstatojnë mediat britanike, pas fotos së fundit të shkrepur nga pushimet e italianit.

Ai është parë duke marë leksione të gjuhës angleze, përcjellë “Lajmi.net”.

Më shumë se për pushim, kjo pauzë e skuadrave duket se i ka shërbyer jo pak trajnerit të Chelseat për të mësuar anglishten.

Ish-trajneri i Juventusit e ka pranuar pas kalimit në Premierligë që i pengon fakti që nuk e di mirë këtë gjuhë. /Lajmi.net/