Conte po i rikthehet futbollit

Antonio Conte e do rikthimin në futboll.

Sport

31/01/2019 08:40

Antonio Conte ka bërë të ditur se ai e dëshiron rikthimin në futboll, pas një viti pushim.

Trajneri italian ishte në ndeshjen e Kupës së Italisë në mes të Atalantas dhe Juventusit, ndërsa ka thënë se ai është duke e kërkuar destinacionin e radhës.

“Jam mirë, shumë mirë. Mua më mungon terreni i trajnimit, por kam vendosur të pushoj për këtë vit”, tha Conte.

“Jam shumë i relaksuar dhe duke pritur destinacionin tjetër.

“Unë shkova për të parë Atalantan kundër Juventusit , ndërsa unë fluturova nga Londra në Milano për të marrë pjesë në ndeshje. Unë nuk kam marrë asnjë ofertë nga klubet italiane.”, ka shtuar më tej trajneri italian. /Lajmi.net/